DulcignoDOORS · BY FABRIKA KURTI
Katalogu Si punojmë Cilësia Kontakt Rezervo konsultë

Dyer të brendshme · Tiranë

Dyer që i rezistojnë kohës.

Dulcigno Doors sjell në Tiranë dyert e brendshme të Fabrikës Kurti: 28 modele, çdo derë e punuar sipas masës dhe ngjyrës që kërkon projekti juaj.

28modele
51 mmfleta e derës
RAL/NCSçdo ngjyrë

Kush jemi

Dulcigno/

Dulcigno Doors është themeluar si degë e Fabrikës Kurti dhe i dedikohet një gjëje të vetme: dyerve të brendshme me cilësinë më të lartë dhe dizajn të përkryer, si pjesë e projektit tuaj.

Përvoja disavjeçare na ka lejuar të zgjedhim furnizuesit më të mirë për bazën materiale — elementi kyç i cilësisë që i garantojmë klientit. Në departamentin e prodhimit, mjeshtëria e ekipit kombinohet me makineritë më të fundit dhe teknologjinë CAD/CAM, me një proces prodhimi plotësisht të automatizuar.

Ekipi ynë i arkitektëve dhe interior designer-ëve sjell vazhdimisht dizajnet dhe trendet më të reja. Para prodhimit, elementët mblidhen dhe testohen; pas tij, çdo produkt i nënshtrohet kontrollit të cilësisë dhe ambalazhimit, dhe montohet nën mbikëqyrjen e stafit tonë — në detaje dhe me perfeksion.

Kopertina e katalogut Dulcigno Doors — derë me rimeso arre
Katalogu Dulcigno Doors · 28 modele
Fabrika Kurti — fabrika e mobiljeve, EST. 1995 Salla e prodhimit në Fabrika Kurti Makineri CNC në Fabrika Kurti

Prodhuesi

Fabrika Kurti/

Fabrika Kurti është fabrikë mobiljesh e përkushtuar përmirësimit të vazhdueshëm të shtëpive, zyrave dhe hapësirave publike përmes fuqisë së dizajnit. E nisur si një biznes i vogël tapicerie në një garazh, sot është një nga fabrikat më të mëdha të mobiljeve në rajon.

Suksesi i saj bazohet në krijimtari, inovacion dhe teknologji: dhoma e dizajnit dhe studioja e arkitektëve kërkojnë vazhdimisht materiale dhe teknologji të reja. Prodhohen mobilje për dhoma gjumi, sallone, dhoma hotelesh, restorante, banjo, veshje muri dhe dyer të brendshme — çdo produkt sipas dëshirës së klientit, me masa dhe ngjyra të veçanta.

1995viti i themelimit
4000 m²sipërfaqe prodhimi
6 + 2interior designer + arkitektë

Procesi

Si punojmë

Nga ideja e parë deri te dera e montuar — një proces i qartë, me një kontakt të vetëm.

01/

Konsultë

Në showroom, me telefon ose video. Flasim për projektin, stilin dhe numrin e dyerve; ju tregojmë modelet dhe mostrat e ngjyrave.

02/

Matje në vend

Vijmë në objekt dhe marrim masat e sakta të çdo hapësire. Çdo derë prodhohet me dimensione sipas kërkesës.

03/

Prodhim

Dyert prodhohen në Fabrika Kurti me teknologji CAD/CAM, kalojnë kontrollin e cilësisë dhe ambalazhohen për transport.

04/

Montim

Montimi kryhet nga ekipi ynë, nën mbikëqyrje: kasa, fashatura, fleta e derës, menteshat dhe dorezat — gati për përdorim.

Përshkrimi teknik

Konstrukti i derës

44 mmKasë druri · opsion kasë e fshehtë
51 mmFleta e derës, konstruksion druri 34 mm
Hoje bleteFletë hoje blete 4 mm ose melaminë
MDF 8 mmRimesuar, gdhendur ose i lyer
RAL · NCSTë gjitha ngjyrat; rimeso transparente sipas katalogut
Zjarr-durueseBojë me bazë dhe llak zjarr-durues
≤ 34 dBOpsion: derë me izolim akustik
Sipas masësDimensionet sipas kërkesës, fashatura druri 12×70 mm ose MDF 12 mm
Prerje e fletës së derës — konstruksion druri dhe hoje Fleta e derës me izolim akustik, prerje tërthore

Prerje tërthore nga katalogu: binarë druri 45×34 mm, MDF i rimesuar/lyer 8 mm dhe material për izolim akustik deri në 34 dB.

Rezervo një konsultë

Na tregoni projektin, ne ju tregojmë modelet, mostrat dhe hapat e radhës. Pa detyrim.

Rezervo tani

Kontakt

Showroom Tiranë

Adresa
Bul. Zog I, Tiranë, Shqipëri
Rezervo konsultë